TIRANE - Këngëtarja britanike me famë botërore Jessie J. ka “ndezur” kryeqytetin shqiptar në festën e shënuar për vendin tonë, 70-vjetorin e Clirimit. Jessie J këndon Live në sheshin e tejmbushur me mijëra dashamirës të saj dhe qytetarë të thjeshtë që kanë zgjedhur ta festojnë Çlirimin “zgjuar” deri në pritje të “Natës së Bardhë”, festës të kthyer në traditë për kryeqytetin e cila përkon me përvjetorin e 70-të të çlirimit. Këngëtarja britanike është qershia mbi tortë e këtyre festimeve, ndërsa krah saj kënduan edhe shkodrania Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy” dhe zëri i njohur shqiptar Alban Skënderaj. E veshur thjeshtë, me të zeza, me flokët gjysmë kapur kaçurrela, e zbukuruar me tualet fare të lehtë, Jessie J ‘’rrëmbeu“ duartrokitjet e mijëra shqiptarëve të cilët pavarësisht shiut, nuk hezituan ta ndjekin atë teksa performoi Live në sheshin e tejmbushur të “Nënë Terezës”. Me mijëra drita telefonash celularë ndriçuan sheshin “Nënë Tereza” teksa fansat shqiptarë të britanikes me famë botërore pë
Hide player controls
Hide resume playing