Një jetë e tërë e “fshirë” pas një aksidenti. Historia e Luciano D’Adamo është e pabesueshme dhe duket si një film. Ai u zgjua pas aksidentit i bindur se ishte 24 vjeç, me 39 vite kujtime të humbura. Luciano zgjohet nga koma në vitin 2019 kur ai mendonte se ishte në vitin 1984. Kur një infermiere në spital i kërkoi numrin e telefonit të një të afërmi, Luciano i dha numrin e shtëpisë së nënës së tij. Kur gruaja e tij prej më shumë se njëzet vjetësh, mbërriti disa orë më vonë, ai nuk e njohu dhe e njëjta gjë ndodhi me djalin e tij. Megjithatë, momenti më i keq ishte kur u pa në pasqyrë për herë të parë, duke mos gjetur më fytyrën e tij djaloshare, por atë të një 63-vjeçari.
Hide player controls
Hide resume playing