Kompozitor: Kledi Bahiti dhe Besa Kokëdhima Tekst: Rozana Radi Orkestrimi: Kledi Bahiti, Rozana Radi Edicioni i 62-të i Festivalit ka si temë FJALËN dhe MUZIKËN, duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike, por edhe tekstin që e shoqëron melodinë. Do të jenë 11 anëtarë jurie, dy prej tyre për pjesën e “Fjalës”. Këtë vit, Festivali ka vendosur të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që është Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimet Klimatike. Festivali i Këngës në RTSH e nisi rrugëtimin e vet në vitin 1962 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri në vitin 1971 u transmetua fillimisht vetëm në valët e Radio Tiranës, ndaj është cilësuar në ato vite si Festivali i Këngës në Radio. Edicioni i 10-të do të transmetohej për herë të parë në ekranin e Televizionit Shqiptar. Regjisorë, kompozitorë, këngëtarë, poetë, dirigjentë, instrumentistë dhe artistë e kanë ngritur ndër vite në piedestal këtë event të muzikës shqiptare. Për më shumë vizitoni: Subscribe to “Radio Televizioni Shqiptar“ on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: For more content from click HERE: Like RTSH on Facebook HERE: Follow RTSH on Instagram HERE: #rtsh #festivalikenges #radiotirana.
Hide player controls
Hide resume playing