Në çdo kilometër“ 1969 - 1970 - Na vseki kilometar (На всеки километър) Më 20 gusht të vitit 1969 rrugët në Bullgari u zbrazën për shkak të premierës së serialit të ri bullgar “Në çdo kilometër”. Episodet ishin 26 dhe ai kishte dy sezonë: për vitet e rezistencës jolegale dhe për vitet pas 9 shtatorit 1944, pas vendosjes së qeverisjes pro sovjetike. Skenaristët e serialit ishin Svoboda Bëçvarova, Pavell Vezhinov, Evgeni Konstantinov, Kostadin Kjuljumov dhe shkrimtari Georgi Markov. Emri i fundit ishte fshirë nga lista e stafit, pasi Georgi Markovi emigroi në vitin 1969. Pikërisht ai krijoi imazhin e policit Velinski, në të cilin gërshetohen fakte dhe legjenda të biografisë së shefit të njohur të Shërbimit Sekret Nikola Geshev. Rolin e luajti në mënyrë të shkëlqyeshme aktori Georgi Çerkellov.
Hide player controls
Hide resume playing