Pas dy muajve në aksion, policia arrestoi në Holandë kreun e bandës së trafikut të kokainës në Evropës, “Messin e Shqipërisë”. Është ky pseudonimi për shqiptarin Bledar Pajana i cili u vu në pranga nga policia e Holandës në bashkëpunim me atë të Breshias në Itali, dy muaj pasi ishte lëshuar urdhër-arresti ndaj tij. Rrjeti i trafikut të drogës, i drejtuar nga shqiptari Pajana trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut dhe itinerari i shpërndarjes përfshinte Argjentinën-Portugalinë- Spanjën dhe më pas tregun e Italisë. I arrestuari Pajana trafikonte së bashku me bandën e tij më shumë se 100 kilogramë kokainë në muaj. “Messi i Shqipërisë”, i quajtur i tillë për shkak ngjashmërisë fizike dhe shkathtësisë më futbollistin Messi, banonte në Belgjikë dhe Holandë, ku mësohet se jetonte mes luksit dhe frekuentonte shpesh kazinotë. Xhiroja në një vit llogaritet të arrinte në 100 milionë euro nga rrjeti i trafikut të drogës.
Hide player controls
Hide resume playing