Këngë iso-polifonike toske nga vajzat e fshatit Dëshiran të krahinës së Dumresë. Rrethi i Elbasanit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 1988. Teksti: Mblidhemi si zogjtë, Tufa-tufa vemi, Aty ku takuam, Atë ditë Enverin. Nëpër duar lule, Sytë plot me dritë. Në krahët e tij, Sikur ay të gjithë. Guri përshpërinë, Çezma zë këndon Kuvendon sërisht (ose “lirisht“) Me udhëheqësin tonë. Neve jemi shqipet E nënës Parti. Për të dashuria, Kthehet në Lavdi. Se ky Lapidarë S'ndriçon nga mermeri, Por nga mirënjohja Për Xhaxhi Enverin. Sot në zemrat tona, Rreth dhe zemra e tij. Ku lind një fëmi, Rilind dhe ai.
Hide player controls
Hide resume playing