Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi Fjalët janë të pakta që ta përshkruajmë jetën e begatë të mulla Mahmud Asllanit. Mjafton për të epiteti që ia dha bota “Mësuesi më i mirë i Kuranit“. 60 vite ia dha fjalës më të madhe dhe më ndikuese në botë, fjalës së Allahut, Kuranit Fisnik, duke ua mësuar atë gjeneratë pas gjenerate, prej para agimit e deri në mbrëmje. Qindra hafëzë dhe mijëra nxënës të tij sot janë të mërzitur por edhe me gojë të mbushura duke bërë lutje për këtë mësues të rrallë në trojet shqiptare. Ne, stafi i rtv Pendimit, me gjithë lutjet dhe mërzinë që ndjejmë, ndjejmë edhe një gëzim të madh që arritëm që një pjesë të vogël të punës së tij ta dokumentojmë përmes një emisioni enkas për të i cili mbeti një ndër arkivat më të çmuar. O Zot, ashtu siç e ngriti ai fjalën tënde në këtë botë, ngrite atë lartë në xhennetin Firdeus. Hafëzët e trojeve shqiptare
Hide player controls
Hide resume playing