Një marshim i titulluar “Të shpëtojmë demorkacinë“ u mbajt dje në New York në kujtim të trazirave të 6 janarit të vitit të shkuar. Mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump qëndruan para katedrales së Shën Patrick-ut, një ditë pasi presidenti Joe Biden fajësonte Trump për “tentativë të përmbysjes së zgjedhjeve”. Senatori republikan Mitch Mcconnell nga një tjetër event, përmendi 6 janarin duke e quajtur një “ditë të errët”. Por ai shtonte se ishte i shtangur që disa demokratë të Uashingtonit po përpiqeshin ta shfrytëzonin këtë ditë për avantazhe politike. Mcconnell ishte mes republikanëve që dënonin asokohe Trump për nxitjen e dhunës me pretendimet e vjedhjes e manipulimit të zgjedhjeve. Por prej atëherë e gjithë partia është tërhequr nga kritikat për 6 janarin, duke parë mbështetjen e gjerë të votuesve për Trump dhe rikandidimin e tij të mundshëm në 2024. Ish-presidenti demokrat Jimmy Carter shkruante sot në një editorial se SHBA “është në buzë të humnerës.“ “Pa veprim të menjëhershëm jemi në rrezik të
Hide player controls
Hide resume playing