Disa incidente përplasjesh me policinë ndodhën sot (e shtunë) mes demonstruesve kundër politikave të vaksinimit të detyruar dhe oficerëve të policisë, në ditën e pesë të zemërimit qytetar për çështjen. Trazirat kanë nisur që prej ndryshimit të qëndrimit të presidentit Macron një javë më parë, kur prezantoi planet e pasaportës së vaksinës, që do të jetë e nevojshme për të marrë shërbime thuajse në çdo aspekt të jetës publike. Demonstruesit shiheshin që godisnin oficerët e policisë me objekte të forta në stacionin Estienne d'Orves në Paris, duke kërkuar ndalimin e planeve për vaksinat e detyruara për profesionet publike. Presidenti Macron kishte premtuar në prill se pasaportat e vaksinave ‘nuk do të përdoren kurrë për të përçarë francezët’. Por tani kryeministri i tij kërkon që sallat e koncerteve, baret e restorantet të kërkojnë provë vaksinimi ose test negativ, me qëllim rritjen e interesit për vaksinimet në vend. Sipas raportimeve kufizimet do të zgjerohen në gusht me kërkesa të ngjashme për transportin
Hide player controls
Hide resume playing