Myvideo

Guest

Login

Top Channel/ Kora ndez dritat e fests, zyrtarisht hyn n periudhn festive

Uploaded By: Myvideo
1 view
0
0 votes
0

Dhjetori i festave nisi në Korçë me dekorin, babagjyshin, elfët dhe një kalendar të pasur me aktivitete që do të zhvillohen në zona të ndryshme të qytetit, për ta bërë sa më të bukur atmosferën e këtij muaji. Të mbledhur në zonën këmbësore qytetarë të shumtë kanë pritur për të numëruar mbrapsht njëzëri dhe dritat festive janë ndezur duke sjellë atmosferën e veçantë të muajit të fundit të këtij viti. “Kam dalë të shikoj dritat. Jam shumë i gëzuar, jam shumë i kënaqur”, u shpreh një qytetar. “Është një natë shumë e bukur të cilën e presim prej disa ditësh. Është një gjë e jashtëzakonshme për çdo moshë. Po e presim me optimizëm fundvitin që është kryesorja për të gjithë ne”, u shpreh një banor tjetër. “Dekori po më pëlqen shumë dhe e gjithë festa ishte e mrekullueshme. Deri tani kam parë dekorin e bredhit dhe karuselin”, tha një qytetar. Risitë në qytetin që prej vitesh është kthyer në destinacionin që përzgjidhet në masë për të kaluar festat e fundvitit, nuk do të mungojnë. “Përveç atmosferës që krijohet nga zbukurimet e fundvitit do të kemi dhe një kalendar të ngjeshur me aktivitete artistike e kulturore në teatër, në Pazarin e Vjetër, pra Korça do të kthehet në epiqendrën e festimit të festave të fundvitit. Kemi disa ndryshime në elemente të dekorit, në Pazarin e Vjetër është një dekor fantastik dhe aty do të zhvillohen edhe një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve artistike kulturore”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo. Krahas ofertës të bashkisë, për ata që do të zgjedhin Korçën gjatë dhjetorit nuk mungojnë as organizimet e ndryshme të operatorëve turistikë me mbrëmjet me muzikë live dhe gatimet tradicionale për të cilat rezervimet kanë nisur herët. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: Subscribe to “Top Channel“ on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: For more content from click HERE: Like Top Channel on Facebook HERE: Follow Top Channel on Instagram HERE: Follow Top Channel on Twitter HERE: #TopChannelNews#Festat#Korca

Share with your friends

Link:

Embed:

Video Size:

Custom size:

x

Add to Playlist:

Favorites
My Playlist
Watch Later